Mickoski: Nëse opozita shqiptare nuk e merr anëtarin në KSHZ do të tërheqim përfaqësuesit tanë

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se partia e tij do ta shqyrtojë mundësinë e tërheqjes së anëtarit të tyre në KSHZ-së, nëse opozitës shqiptare nuk i jepet vendi për të plotësuar ekipin e KSHZ-së.
“Më duhet ta pranoj, nëse vazhdojnë të sillen kështu, ende po konsultohem me bashkëpunëtorët, por mendoj që nuk ka çka kërkon as VMRO-DPMNE në punën e KSHZ-së. Atëherë le të realizojnë zgjedhje BDI, Ali Ahmeti, Zeçeviq, Mariçiq, Kovaçevski, Spasovski, dhe të shohim në çfarë do të ngjajnë ata zgjedhje”, tha Mickoski.
Kujtojmë se dje Lidhja Europiane për Ndryshim deklaroi se propozimi i tyre për anëtarë në KSHZ është Abdush Demiri, ndërsa janë shprehur të irrituar për faktin se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ftesë për plotësimin e KSHZ-së i ka dërguar edhe partive Lëvizja Populli dhe Partia Demokratike Evropiane.

MARKETING



You may also like