Mickoski në selinë e Orbanit në Hungari, reagon LSDM: Ka shkuar të merr detyra të reja nga shefi i tij

by admin
Spread the love




Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikollovski janë duke pritur rezultatet e zgjedhjeve në Hungari, tek shtabi i partisës së Orbanit. Ata kanë publikuar një fotografi në facebook, ku kanë shkruar se presin fitore të re të Orbanit në zgjedhje.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i LSDM-së, të cilët kanë thënë se Mickoski duket se ka shkuar tek shefi i tij, Nikolla Gruevski për të marrë indikacione të reja se si të veprojë më tutje.
“Edhe njëherë u dëshmua se agjenda e vetme e Hristijan Mickoskit është mbrojtja e krimit të Nikolla Gruevskit.
“Për këtë shkak deputetët e VMRO-së në Kuvend e bllokuan Ligjin për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së, raporton SHENJA.


You may also like