Mickoski: Ky koalicion është plastelinë koalicion, nuk dihet kush është i kënaqur e kush i pakënaqur

by admin
Spread the love




Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristija Mickoski, sot nga Shtipi, i pyetur në lidhje me disa pakënaqësi që kanë shfaqur disa nga partnerët më të vogël të koalicionit qeveritarë, tha se bëhet fjalë për plastelinë koalicion, koalicion i cili ka për qëllim që ta vazhdojë për disa javë jetëgjatësinë e krerëve të LSDM-së.
“Të gjithë atje janë të pakënaqur, në bisedime me mua të gjithë janë të pakënaqur, aty nuk dihet kush është i kënaqur, madje edhe në LSDM ndërmjet veti shfaqin pakënaqësi, kjo është plastelinë koalicion”, tha Mickoski, përcjell SHENJA.
Ai tha se ky koalicion është vetëm tentim në regji të Zoran Zaevit për të shkatërruar deri në fund të asaj që ka mbetur nga Maqedonia.
Mickoski tha se ata do të bëjnë përpjekje që sa më shpejtë të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.


You may also like