Mickoski kërkon falje për gabimet e VMRO-DPMNE-së gjatë së kaluarës

by admin
Spread the love

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ftoi sonte kërçovarët që të bashkohen rreth VMRO-DPMNE-së dhe kërkoi falje për gabimet që i ka bërë partia e tij gjatë viteve të kaluara.

“Ju lutem, mos bini në grackën e atyre që paraqiten si engjëj, kurse ujqër në shpirt. Ju lutem mos bini në këtë grackë. Kjo është sfida e fundit. Nëse lëshojmë pe këtu, do të lëshojmë pe përgjithmonë. Për këtë, ju ftoj të gjithë që bashkërisht, nga këtu, Kërçova, të bashkohemi rreth VMRO-DPMNE-së. E di se edhe VMRO-DPMNE-ja nuk ka qenë fer, dhe e di se edhe ne ndoshta kemi gabuar. Po, kemi gabuar. Njerëzit që punojnë gabojnë. Në emër të asaj, ja unë kërkoj falje. Unë marr gjithçka mbi vete”, tha Mickoski.

You may also like