Mickoski: Jam i zhgënjyer nga Gruevski, ndante USB dhe letra funksionarëve të BDI-së për plane të ndyra

by admin
Spread the love

Nuk ishte qëllimi im që të hyja në konflikt dhe debat publik me të, por këtë plan të ndyrë duhej ta dinte opinioni, tha kryetari aktual i partisë opozitare Hristijan Mickoski në fjalimin në konferencën vjetore të Unionit të Rinisë të VMRO-DPMNE-së që u mbajt në Veles. Duke folur para të rinjve, ai asnjëherë nuk e ka përmendur Gruevskin me emër, por gjatë gjithë kohës ka folur për të në vetën e tretë, duke e quajtur ish-kryetarë.
“Më duhet të them se jam thellësisht i zhgënjyer nga sjellja e tij. Nuk mund ta kuptoj se si është e mundur që dikush të jetë në kundërshtim me ata që shkaktuan dhe janë shkaktarë të të gjitha telasheve, madje edhe persekutimeve dhe tradhtive të tija personale që ndodhën në Maqedoni. Të shpërndash USB dhe letra në zyrat e zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, të bësh biseda jo parimore. E kuptoj edhe fatin e tij të vështirë, por është djallëzi të dish që pas perdes po bëhen plane të pista për të cilat dikush tjetër duhet të paguajë çmimin.”- deklaroi Hristians Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

MARKETING




You may also like