Mickoski: Çdo ministër i BDI-së ka firmën e tij të cilës i ndanë tenderë

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoki i pyetur rreth firmës e cila do të kryej punët ndërtimore në sallën “Boris Trajkovski”, tha se çdo ministër i BDI-së ka firmën e tij përmes së cilës vjedh qytetarët e vendit. Sipas Mickoskit kjo ndodh përmes tenderëve dhe marrëveshjeve në katër sy.
“Në BDI çdo ministër ka firmën e tij. Dhe çdo ministër përmes asaj firme i vjedh qytetarët në tender dhe në marrëveshje në katër sy, i këtillë është edhe rasti me firmën “Eurovia” e cili u promovua si donator i BDI-së, fiton tender me të cilin duhet të kryej punë ndërtimore në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” ku në fund të vitit, në muajin dhjetor do të mbahet samiti i presidentëve, shefave të vendeve anëtare të OSBE-së. Me këtë legjitimohet praktikisht edhe organizatori, a ai është Bujar Osmani”, deklaroi Mickoski.

MARKETING




You may also like