M’i mbushe krahët kur erdhe në jetë

by admin
Spread the love

E diela ishte një ditë shumë e veçantë dhe me siguri edhe shumë festive në familjen e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Aurela Gaçe. Kjo pasi vajza e saj e madhe, bekimi i parë në familjen e saj, Grace kishte ditëlindjen dhe mbushi plot 11 vjeçe.

Lajmin e gëzuar e ndau vetë mami Aurela, e cila sigurisht që i ka bërë edhe një urim shumë të ndjerë në rrjetet e saj sociale. Ajo shkruan se Grace ia ka mbushur krahët kur ka ardhur në jetë ndërsa i uron të ketë jetë të gjatë dhe të ketë zotin gjithmonë pranë.

Dashuria jonë Grace. Gëzuar ditëlindjen shpirti jonë. 11 vjet me ty. Lus Zotin të kesh jetë të gjatë e ne të jemi gjithmonë pranë teje  çdo ditë të jetës. Mi mbushe krahët kur erdhe ne jetë. Sot, sigurisht nuk të ngre më dot në krahe si në këtë foto kur ishe bebe ( edhe nje vit e ma kalon) , por mami e babi të mban tek zemra me dashurine më të madhe që mund të ekzistojë” – shkruan Aurela Gaçe.

Një urim vërtetë prekës i artistes shqiptare me të bijën, e cila ka vendosur që këto fjalë t’i shoqërojë edhe me një foto të saj me Gracen kur ka qenë disa muajshe.

You may also like