Mexhiti: Prej kur unë jam ministër, ju garantoj pacientëve se nuk ka pasur keqpërdorim

by admin
Spread the love

“Prej kur unë jam ministër, unë ju garantoj pacientëve se nuk ka pasur keqpërdorim, dyshimet janë për të kaluarën”, tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në Tv Shenja.

Mexhiti u bëri apel qytetarëve që për rastin me keqpërdorimet në Onkologjinë të mos spekulojnë sepse, do të dëmtohen pacientët me kancer të cilët do humbin besimin në mjekësinë vendase dhe do të kërkojnë alternativa tjera jashtë Onkologjisë.

“Apeloj që të ndërpriten spekulimet në opinion. Mos spekulohet se nuk është marrë terapija, pasi pacientët do të tentojnë të marrin fatin në duart e veta. T’ja lejmë organeve të hetuesisë që ta zbardhin rastin”, tha Mexhiti. /SHENJA/

MARKETING




You may also like