Mexhiti: Bujari e “Msusi” u caktuan koordinator, për t’i përçarë degët e Çairit dhe Sarajit

by admin
Spread the love

Izet Mexhiti nga “Grupi i Zjarrit”, vlerëson se koordinatorët politik për Çairin dhe Sarajin, Bujar Osmani dhe Rafis Aliti – Msusi, u caktuan me qëllim për t’i përçarë degët.

“Do të jetë aktiv në të ardhmen, do të ketë strukturat e tij dhe do të paraqesim jo vetëm dallimet strukturore, programore dhe idetë e qëndrimet tona politike për çdo temë. Është e vërtetë që në statut nuk qëndron, mirëpo në bashkimin demokratik për integrim ka shumë gjëra që janë ndërmarrë dhe më me rëndësi ka qenë vullneti politik, se sa norma statutore. Se nëse shkojmë ashtu, as koordinatorët që u caktuan në Saraj dhe Çair, të cilët zakonisht caktohen nga zona të tjera që të jenë neutral këtu u caktuan nga degët e njëjta, pra më tepër janë koordinator për të përçarë degët e Çairit dhe Sarajit”, tha Izet Mexhiti- nënkryetar i BDI-së./Lajmpress

You may also like