Meta dhe Berisha marrëveshje për zgjedhjet vendore, Astrit Patozi zbulon prapaskenat e aleancës

by admin
Spread the love

Ish koordiantori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, tha se përveç aleancës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreu i PD, Sali Berisha po ndajnë me njëri-tjetrin edhe ngarkesat personale.

Sipas tij, Berisha po qëndron në krah Metës, pavarësisht akuzave si bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit, ndërsa Meta, po mban “non gratën” dhe sherrin e brendshëm të partisë.

“Ilir Meta dhe Sali Berisha po ndajnë ngarkesat e mëdha personale duke iu bërë krah njëri-tjetrit.

Berisha duke i qëndruar në krah, për akuzat që Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish sigurimit të Shtetit dhe prej kësaj mund të rrezikojë të vazhdojë karrierën politike. Po merr përsipër kostot.

Meta po mban “non gratën” e Berishës dhe sherrin e brendshëm në PD”, tha Patozi.

You may also like