Meta bën deklaratën e befasishme: Jam i sigurt për një mandat të dytë në Presidencë

by admin
Spread the love

Kreu i shtetit Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e sotme në “ABC” se beson që detyrën e ka bërë shkëlqyer në mandatin që po shkon drejt mbylljes, por rizgjedhjen do ta pranonte vetëm nëse në 25 Prill në Shqipëri do të kishte ndryshim të shumicës.

“Së pari nuk e kam pasur synim as këtë mandat, në fund të të cilit jam. E kam marrë që u krijua një krizë, ajo e çadrës, që bëra të gjitha përpjekjet për ta përfshirë opozitën për ta zgjidhur atë krizë. Dihet si ecën ato zhvillime, pas dështimit të saj u detyrova ta pranoja që të mos zgjidhej një president kukull. Edi Rama më propozoi duke thënë edhe publikisht se më të mirë për të mbrojtur opozitën se ky nuk kishim se ku gjenim dhe ai nuk gaboi në ato parashikimet e veta dhe unë e kam mbajtur fjalën time, kam mbrojtur pikërisht opozitën, jo PD-në, por opozitën si garante të demokracisë dhe e kam mbrojtur shumë herë më mirë se përfaqësuesit e opozitës për të ndihmuar Shqipërinë të mos humbiste këto shanse.

25 Prilli unë e kam bërë detyrën time shkëlqyer deri në 25 Prill dhe këtë e them tani ku duket qartë se çfarë kanë përfaqësuar disa aktorë tjerë që nuk ishin shumë të qartë për opinionin publik, por mua kanë qenë. Nëse do të kishim një ndryshim në Shqipëri, unë mund të pranoja me kënaqësi një mandat të dytë me objektivin që të bëheshin disa ndryshime që institucioni i presidentit në të ardhmen të kishte më shumë instrumente për të mbrojtur shtetin sepse kam qenë presidenti me më pak kompetenca institucionale në histori dhe që është tradhtuar nga opozita e vendit të tij, lidershipi me dashje nga të tjerët pa dashje, pasi ata ashtu janë gënjyer dhe mashtruar dhe jam nxjerrë në pritë si president, jo si Ilir Meta” tha ai.

Presidenti foli për një plan për shkarkimin e tij që përpara zgjedhjeve të 25 Prillit. “Planet për shkarkimin e Ilir Metës ka qenë përpara 25 Prillit. Ligji i betimit të Lanës ishte atje për t’i shpallur zgjedhjet të ligjshme edhe më përpara për ta demoralizuar opozitën edhe për ta shkarkuar Ilir Metën si President dhe për të hyrë në zgjedhje me ato opozitat farsë. Ishte vendosmëria ime që pengoi pushtimin e Kushtetueses, natyrisht nuk mund të garantoj që pengoi kapjen e saj. Por mbi të gjitha bëri të mundur që Shqipëria sot të ketë një parlament më pluralist se ai që pati në historinë e saj edhe që është faqja më e hidhur dhe në fund të fundit përgjegjësinë e ka Basha” tha ai.

Një mandat të dytë në krye të shtetit, ai tha se nuk e mendon tani, por është i sigurt pas 20 vitesh. “Jam i sigurt që do të kem një mandat të dytë, por nuk e besoj kurrë përpara 20 vitesh. Unë do të bëj detyrën time deri në 24 Korrik me përgjegjësi maksimale. 25 Prilli ishte një greminë për Shqipërinë. Gjërat do të përmirësohen. Tani të gjithë janë të qartë për lojën, asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Kjo është një lojë që ka dalë sheshit dhe shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë” deklaroi ai.

You may also like