Mësoi për shtatzëninë e vajzës së tij, këto janë fjalët e babait të Rihannës

by admin
Spread the love

Babai i Rihanna-s, Ronald Fenty, është ‘mbi hënë’ pasi mësoi për shtatzëninë e vajzës së tij.

Fenty, 68 vjeç pranoi se ishte tejet i lumtur pasi këngëtarja 33-vjeçare zbuloi barkun e saj në rritje të hënën gjatë një shëtitje nëpër qytetin e New York-ut.

“Jam shumë i lumtur u hodha nga gëzimi. Unë jam ende shumë i emocionuar”, vazhdoi Fenty në një intervistë me “Page Six” më vonë gjatë ditës.

Babai i famshëm, i cili foli përmes telefonit nga shtëpia e tij në Barbados, tha se e gjeti Rocky-n si ‘një djalë shumë të lezetshëm’ pasi të dy patën një shans për t’u takuar kur vajza e tij solli reperin në shtëpi në dhjetor 2020.

“Më pëlqen”, shtoi ai, përpara se të zbulonte se e mori lajmin për shtatzëninë e Rihanna-s një ditë para se ajo dhe Rocky (i lindur Rakim Mayers) të dilnin publikisht me barkun e saj në rritje.


“Sapo mora lajmin nga ajo mbrëmë dhe më dërgoi disa foto”, tha ai. “Unë jam vetëm mbi hënë. Ajo është e bukur brenda dhe jashtë”.

Fjalët e tij të ngrohta përgënjeshtruan faktin që Ronald dhe Rihanna janë grindur publikisht në të kaluarën për çështje biznesi.

Në vitin 2019, ajo paditi babanë e saj për përdorimin e mbiemrit të tyre për kompaninë e tij “Fenty Entertainment”. Në padi, ajo e akuzoi atë dhe partnerin e tij të biznesit se e përfaqësonin veten si agjentë të saj.

Ajo e tërhoqi padinë në shtator dhe besohet se të dy arritën një marrëveshje.

Marrëdhënia e Ronaldit me familjen ishte gjithashtu e tensionuar në të kaluarën për shkak të varësisë së tij ndaj alkoolit dhe drogës dhe më parë ajo pretendonte se ai kishte qenë i dhunshëm ndaj saj dhe nënës së saj në të kaluarën.

Gjithashtu të hënën, një burim i afërt me këngëtaren e “We Found Love” ndau me People se ajo nuk mund të ishte më e lumtur se aq për shtatzëninë e saj.


You may also like