Mesfushori i Realit rikthehet te Gjermania pas 3 vitesh: Po pres me padurim ndeshjet në “Euro 2024”

by admin
Spread the love

Pas eliminimit nga Euro 2020, më 2 korrik 2021 Toni Kroos shpalli lamtumirën e tij nga kombëtarja gjermane. Pastaj, me kalimin e kohës, gjërat ndryshuan. Ideja e tij ndryshoi.

Kështu, 990 ditë pas ndeshjes së tij të fundit, mesfushori i Realit të Madridit është rikthyer sot në stërvitje me Gjermaninë në kuadër të miqësoreve luksoze kundër Francës dhe Holandës dhe pothuajse me siguri do të jetë pjesë e grupit që do të ketë si objektiv triumfin final në Euro 2024:

“Mezi pres të marr pjesë në këtë garë. Nuk mendoj se kam diçka për të dëshmuar, kjo është ajo që ka rëndësi për mua.

Kur trajneri Nagelsmann më pyeti nëse do të doja të merrja pjesë në këtë turne, mendova menjëherë se sa mund ta ndihmoja kombëtares.

Ia bëra vetes këtë pyetje dhe iu përgjigja se mund ta ndihmoja. Kështu mendon edhe trajneri dhe prandaj ishte një vendim i marrë së bashku”./ Supersport


Top Channel

You may also like