Mesfusha nderon Pochettino-n, Chelsea fiton me përmbysje transfertën e “Selhurst Park”

by admin
Spread the love

Më në fund vjen fitorja. “Blutë” e Chelsea kanë arritur të fitojnë me përmbysje, mbrëmjen e kësaj të hëne, në “Selhurst Park”, teksa kanë mundur me rezultatin e thellë, 1 me 3, “Shqiponjat” e Crystal Palace, në përballjen e vlefshme për javën e 24-t të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Goli i parë erdhi nga “Shqiponjat” vendase, me mesfushorin kolumbian, Jefferson Lerma, i cili dërgon topin në rrjetën e Djordje Petrovic,me një “kryevepër” nga një distancë e konsiderueshme, në minutën e 30’-të të sfidës, mirëpo avantazhi zgjati me “fantazistin” e mesfushës, Conor Gallagher, i cili barazoi shifrat në minutën e 47’-të të ndeshjes falë një aksioni të bukur ekipor e për të “vulosur” fitoren mendoi sërish Gallagher, ku në bashkëpunim me argjentinasin, Enzo Fernandez realizuan nga një gol në minutat 91’ e 93’ për të siguruar 3 pikët “e arta”.

Falë këtij rezultati, skuadra e Chelsea ngjitet në kuotën e 34 pikëve, duke u ngjitur rrjedhimisht në vendin e 10-të të tabelës, së Premier League, me vetëm 1 pikë më pak se “Pulëbardhat” e Brighton, ndërsa skuadra e Crystal Palace mbetet në vendin e 15 të tabelës, me 24 pikë, vetëm 5 pikë larg zonës së rënies në Championship. /i.m /abcnews.al

 

You may also like