Mesfusha “fut ujë”, Juventus synon yllin e Lazios në merkaton e janarit

by admin
Spread the love

Juventusi rikthehet në temën “Milinkovic Savic”. Në merkaton e verës “Zonja e vjetër” bëri përpjekje për të sjellë në Torino lojtarin, por këmbëngulja e presidëntit Lotito e mbajti mesfushorin në ekip. Presidenti i lacialëve ka pretenduar gjithmonë një shumë rreth 100 milionë euro për mesfushorin.

Situata në kampin bardhezi është alarmante duke parë se si sezoni i tyre po shkon si mos më keq. Juventusi është gati të bëjë një ofertë në merkaton e janarit me një shumë rreth 50-60 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit serb.

Juventusi për të firmosur me Savic më parë duhet të sakrifikojë njërin mes Mckennie ose Locatelli, për këtë të fundit ka pasur interesim ekipi i Arsenalit. Në pritje të rikuperimit të Paul Pogba i cili është dëmtuar akoma pa filluar sezoni, trajneri Allegri beson për një kthesë në këtë sezon me Juven dhe shpreson që të gjejë mbështetje tek mesfushori serb. /oversport.tv

You may also like