Merr fund telenovela, Chelsea me pronar të ri për 3.5 miliardë €

by admin
Spread the love

Chelsea do të ndryshojë pronar. Qeveria britanike ka urdhëruar manjatin rus Roman Abramovich ta shesë klubin, për shkak se Rusia nisi luftën në Ukrainë.

Tashmë mësohet se klubin londinez do ta marrin Hansjorg Wyss dhe Todd Boehly, që kanë bërë ofertën më të mirë.

3.5 miliardë euro do të paguajë konsorciumi zvicerano-amerikan, që në botën e sportit nuk është krejt i panjohur.

Boehly ka 20% të klubit të bejsboll, Los Angeles Dodgers, si dhe është pjesë e klubit të basketbollit Los Angeles Sparks. Boehly ndërkohë është i njohur si një filantrop i madh. / oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like