Mërkuri do të hyjë në prapavijë, por këto tre shenja s’do ta ndiejnë aspak – Shqip

by admin
Spread the love

Fundi i sezonit veror po afron dhe ka ende njerëz që po përpiqen të planifikojnë disa ditë më shumë në plazh. Por prapavija e Mërkurit, planeti që udhëheq udhëtimin, teknologjinë dhe komunikimin mund t’i vështirësojë disi gjërat.

Prapapvija do të nisë më 23 Gusht dhe do të mbarojë në 14 Shtator. Disa prej shenjave do t’i ndiejnë efektet e saj por disa të tjera nuk do të shqetësohen aspak nga ngjarja kozmike.

Demi

Shenjat e tokës janë mjeshtre të të qëndruarit me këmbët ngulur fort në të ndaj nuk është çudi që Demi kryeson listën. Natyra e tij praktike është një mburojë ndaj kaosit. Ndërsa të tjerë humbin toruan, ai shijon momentin e vet, merr kohën që i duhet dhe sigurohet që planet janë po aq të qëndrueshme sa vendosmëria e tij. Asnjë problem me teknologjinë ose komunikimin nuk ndikon në energjinë e tyre.

Bricjapi

Një tjetër shenjë e qetë, e përmbajtur toke që nuk ka pse të shqetësohet për prapavijën. Prakticiteti dhe ambiciet do t’i bëjë ta kalojnë pa asnjë pengesë. Mes ankesave dhe kaosit të të tjerëve, Bricjapi do të jetë duke u organizuar, duke u përshtatur me ndryshimet dhe duke i treguar universit se kush është shefi.

Peshqit

Ndonëse prapavija nuk do t’i kursejë, ata do t’ia dalin që të nxjerrin më të mirën nga çdo situatë dhe ky është avantazhi i tyre. Energjia kaotike e prapavijës do t’i ndihmojë Peshqit që të lejojnë të tjerët të hyjnë në mendjen e tyre të ngatërruar dhe të kuptojnë si funksionon ajo./tvklan.al

You may also like