Merkato për titull, Roma synon edhe dy goditje të bujshme

by admin
Spread the love

Si rrallëherë këto vitet e fundit Roma po tregohet shumë aktive në merkato dhe po ndërton një skuadër të denjë për të rivalizuar me Milanin, Interin dhe Juventusin për titullin kampion.

Blerja e Dybala ka rritur akoma më shumë entuziazmin e tifozëve, që akoma shijojnë triumfin e Tiranës. Është bashkuar me skuadrën një veteran si Matic dhe turku Celik, që është perfekt për skemat e Mourinhos.

Por kjo verë e bukur romane nuk ka përfunduar këtu, pasi klubi verdhekuq është shumë pranë blerjes së Georgino Wijnaldum. Ndërsa po punohet edhe për një tjetër goditje me parametër zero: Belotti shihet si zëvendësuesi ideal i Abraham në sulmin verdhekuq.

Të gjitha këto lëvizje kanë shtuar urinë e tifozëve që do të jenë më shumë se 50 mijë në miqësoren e fundit sezonale të dielën në “Olimpico”. / Oversport.tv

You may also like