Merkato Juventus, prioritet Di Maria dhe rinovimi i De Ligt

by admin
Spread the love

Te Juventusi janë ende në pritje të përgjigjes së Angel Di Maria, por “Zonja e Vjetër” po punon edhe në pista të tjera transferimesh. Për sa i përket sulmuesit argjentinas, Juventusi ka ofruar një kontratë 1 vjeçare me opsion edhe për një tjetër e cila do të jetë në dorë të Di Marias.

7 milionë euro në sezon për të, ndërsa po punohet edhe për mesfushën. Lajmet e fundit nxjerrin në dritët një ofertë që Juventusi ka bërë për Renato Sanches, një shifër më të lartë se ajo që ka prezantuar Milani te Lille.

Po punohet gjithashtu edhe për rinovimin e kontratës së De Ligt. Janë zhvilluar takime midis palëve, ndërsa bisedimet kanë ngecur në klauzolën e largimit që lojtari ka e cila për momentin është 120 milionë euro. Bisedime po zhvillohen edhe për Nahitan Nandez. /oversport.tv

You may also like