Merkato Juve: Largimi i Rabiot sjell 20 milionë dhe Paredes, bie pista Morata

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mungon vetëm zyrtarizimi i transferimit të Adrien Rabiot në Premier League tek skuadra e Manchester United. Sipas “Espn”, Juventusi do të përfitojë 20 milionë euro nga shitja e mesfushorit francez. Paratë e fituara nga Rabiot, drejtuesit e “zonjës së vjetër” mund ti investojnë tek Leandro Paredes ose tek Davide Frattesi.

Ndërkohë që është arritur marrëveshja mes bardhezinjve dhe Eintracht Frankfurt për transferimin e Filip Kostic në Torino. Bardhezinjtë do të paguajnë në arkat e gjermanëve 16-17 milionë euro bashkë me bonuse. Pritet që lojtari të vijë gjatë ditës së sotme në Itali për të kryer vizitat mjekësore, sepse nuk është grumbulluar për Superkupën e Europës që do të luhet nesër.

Juventusi ka hequr përfundimisht dorë nga Alvaro Morata, që duket se ka bindur drejtuesit e Atletico Madrid dhe do të qëndrojë nën urdhrat e Simeones këtë sezon. Kjo ka bërë që bardhezinjtë të hedhin sytë nga Memphis Depay i Barcelonës dhe për sulmuesin holandez kanë gati një kontratë 2-vjeçare. / Oversport.tv

You may also like