Merkato Juve: Galtier zyrtarizon largimin e Paredes, Rovella është i Monzas

by admin
Spread the love

Juventusi po punon që të transferojë në Torino mesfushorin argjentinas Paredes. PSG nuk dëshiron që të lëshojë lojtarin në huazim me të drejtë blerjeje, por me detyrim blerjeje për 15 milionë euro.

Duket se bardhezinjtë janë të gatshëm të pranojnë këtë kusht, tashmë që Nicolò Rovella është huazuar te Monza deri në 30 qershor të vitit 2023.

Edhe trajneri i kampionëve të Francës, Christophe Galtier ka zyrtarizuar transferimin e Leandro Paredes te Juventusi. “Paredes nuk do të jetë pjesë e formacionit, sepse ka arritur një marrëveshje me Juventusin”, ka thënë tekniku i PSG-së. / Oversport.tv

You may also like