Merkato e ekipeve të Milanos – Shqip

by admin
Spread the love

Inter merr Thuram, Milan pret Loftus-Cheek

Ekipet e Milanos po punojnë për merkaton e verës. Marcus Thuram është një lojtar i zikaltërve. Sulmuesi francez do të luajë për Inter deri në 30 Qershor të 2028.

Ai do të përfitojë 6 milionë Euro në vit. Drejtuesit e klubit po mendojnë edhe për të mbajtur Romelu Lukaku. Chelsea kërkon 40 milionë Euro për ta shitur përfundimisht, ndërsa Inter është gati të paguajë 30 milionë për ta mbajtur borxh dhe të blejë kartonin në fund të sezonit.

Në listën e merkatos së zikaltërve është edhe Cesar Azpilicueta. Te Milan me largimin e Sandro Tonali te Newcastle dhe dëmtimit të Benacer skuadra pritet të përforcohet me Loftus-Cheek, por po kërkohet edhe mesfushori holandez Reijnders sipas mediave italiane.

Kalimi mund të bëhet me rreth 20 milion Euro që duhet të paguhen tek Alkmaar. Përflitet edhe një interesim për Christian Pulisiç.

Tv Klan

You may also like