Mercedesi konfirmon largimin e Hamiltonit

by admin
Spread the love

Piloti Lewis Hamilton në fund të këtij viti do të largohet nga skuderia e Mercedesit. Largimi i Hamiltonit është konfirmuar edhe nga Mercedesi nëpërmjet një njoftimi të enjtën mbrëma.

Hamiltoni ka aktivizuar opsionin e shkëputjes së kontratës dhe ky do të jetë edicioni i tij i fundit me bolidin e Mercedesit në Formula 1. Ai ka thënë se ky ishte vendimi më i vështirë në karrierë pasi sukseset më të mëdha i ka shijuar me Mercedesit. 39 vjeçari do të largohet nga Mercedesi 11 vjetësh, ndërsa në F1 i ka fituar shtatë tituj kampioni.

Pas largimit nga Mercedesi, thuhet se Hamilton do të jetë pjesë e Ferrarit prej vitit të ardhshëm dhe më këtë skuderi tashmë ka marrëveshje disavjeçare. Edicioni 2024 në Formula nis më 2 mars dhe përfundon më 8 dhjetor, ndërsa do të mbahen 24 gara. Gara e parë do të mbahet në Bahrejn kurse e fundit në Abu Dhabi.

You may also like