Mercedes në “dietë” – Shqip

by admin
Spread the love

Wolff: “Jemi në limitin e peshës,

Më në fund te Mercedes kanë zgjidhur problemin e mbipeshës dhe njëvendëshja që do të paraqitet këtë sezon në pistë është në limitin e kërkuar nga Formula 1: 798kg. “Jemi në limitin e peshës, gjë që vitin e kaluar në ka panelizuar shumë. Ishte thelbësore që të përmirsonim makinën në këtë drejtim dhe ia dolëm mbanë”, tha Toto Wolff, shefi i Mercedes.

“E pranoj që vjet ishim mbipeshë përgjatë gjithë sezonit. Edhe në garën e fundit. Ndaj, u përqendruam në këtë detaj për të gjetur një zgjidhje, për të mos qenë në të njëjtën pozitivë si vjet. Mendoj se ia dolëm mbanë, pasi vjet iu afruam shumë, por pa sukses”, tha më tej Wolff.

“Kjo është një temë e mbyllur, pasi u morëm seriozisht me atë. Fakti që makina është e zezë nuk ndikon shumë në mbipeshë. Për mua është pozitiv fakti që vendosëm të rikthehemi te njëvendëshja e zezë. Tani presim që kjo makinë të jetë e shpejtë në pistë”, tha Toto Wolff.

You may also like