Mentor Kikia zbulon se cili është lajmi i mirë në lëvizjen e sotme: Shoqëria jonë është paragjykuese për çdo nisme

by admin
Spread the love

Gazetari Mentor Kikia, teksa ka folur për protestën që do të zhvillohet ditën e sotme (15 qershor), kundër rritjes së çmimeve, u shpreh se është e rëndësishme që njerëzit të reagojnë.

Në një intervistë televizive, Kikia tha se një nga problemet e shoqërisë sonë është fakti se kemi një shoqëri paragjykuese.

“Lajm i mirë është se njerëzit reagojnë. Pavarësisht se sa njerëz do ketë, e rëndësishme është që të ketë një përpjekje të njerëzve për të qenë aktiv, për të mos u përgjumur.

Një nga problemet e shoqërisë sonë është fakti se kemi një shoqëri paragjykuese. Në Shqipëri mungojnë njerëz dhe lëvizje të reja politike. Jemi paragjykues ndaj çdo nisme dhe proteste, apo lëvizje e re. Jemi nostalgjikë ndaj njerëzve të vjetër. Pjesë e këtij mentaliteti është edhe aftësia për t’u organizuar dhe për të dalë në protesta. Unë jam pro çdo proteste.“-tha Kikia.

Ai më tej shtoi se një shoqëri që reagon është e destinuar që të shkojë në keqqeverisje.

“Një shoqëri që nuk reagon është e destinuar të shkojë në keqqeverisje dhe autokratie. Nuk ka rëndësi që nëse e arrin apo jo qëllimin. E rëndësishme që të reagohet.“-shprehet Kikia.

You may also like