Mentor Kikia tregon lëvizjen që mund të ‘fundosë’ Partinë Demokratike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Mentor Kikia komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ përplasjet brenda PD-së.

Kikia tha se krijimi i dy partive do ta çonte PD në një përçarje nga e cila s’do e marrë kurrë veten.

Mbledhjen e të ashtuquajturit “Kongres” të Berishës, Kikia tha se mbështetësit e Bashës do ta quajnë miting.

Komenti i Kikias:

“Që një kuvend të mblidhet duhet te ketë kuorumin 50% plus një votë. Dhe nëse siç thotë Berisha e kanë siguruar me ato formularët, atëherë nuk mund të ketë Kongres të mbledhur nga të dy. Do ketë një proces manipulimi. Të dyja palët do sulmojnë njëri-tjetrin. Njerëzit e Bashës e quajnë miting Kongresin e mbledhur me 11 dhjetor nga Berisha. E quajnë miting ku Berisha do mbledhë mbështetës, do ketë entuziazëm e duartrokitje e kështu me radhë,” tha Kikia.

You may also like