Mendy i pafajshëm, Pogba dhe Depay mesazh për francezin: Kush i kthen vitet e humbura?

by admin
Spread the love

Gjykata vendosi përfundimisht që të mbyllë dosjen e Benjamin Mendy.

Mbrojtësi akuzohej për përdhumin e një vajze dhe tentativën e përdhunimit të një tjetre brenda së njëjtës natë në apartamentin e tij luksoz me vlerë katër milionë paund. Pas dy vitesh, kalvari i hetimeve merr fund dhe tashmë Mendy duket se është gati t’i rikthehet sërish fushave të blerta edhe pse do të jetë e vështirë duke qenë se ndeshja e tij e fundit daton në gusht të vitit 2021.

Pas vendimit të Gjykatës për të shpallur të pafajshëm Mendy, reaguan edhe disa prej futbollistëve, miq të francezit. Paul Pogba shpërndau në rrjetet e tij sociale një foto ku shihej duke folur me Mendy, ndërsa më i drejtpërdrejtë ishte reagimi i Memphis Depay. Holandezi në një postim të gjatë në rrjetet sociale u shfaq i inatosur pasi sipas tij askush nuk mund t’ia zëvendësojë Mendy këto vite të humbura dhe reputacionin e keq që mori duke u përfolur si një përdhunues.

“Më në fund Mendy, të gjitha çështjet u arkivuan. Po tani çfarë do të bëjmë? Kush do ta ndihmojë vëllain tim që t’ia nisë edhe njëherë nga e para? Kush është përgjegjës për dëmtimin e imazhit? Si do t’ia bëjë që të marrë sërish në kontroll karrierën? Janë shumë vite sakrificë për t’u bërë një futbollist profesionist. Nuk kam preferuar të flas kurrë për Mendy, edhe pse disa herë kam komunikuar me të personalisht.

Jemi përballur edhe disa herë në fushë dhe nuk kam para asgjë të keqe tek ai njeri. Nuk mund ta pranojmë këtë që ndodh me ne sportistët, kush dreqin na mbron kur kemi nevojë? Ku janë ato shoqatat e mëdha kur na duhen? Le të lutemi të gjithë deri në momentin kur Mendy t’ia dalë dhe të jetë sërish në gjendjen e duhur psikologjike, fizike dhe shpirtërore”, u shpreh Depay./Supersport


Top Channel

You may also like