Mendojnë se i kanë të gjitha gjërat në dorë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reperi Capital T, është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Barber Shop”, ku ka folur për jetën e tij personale por edhe atë profesionale. Ai u ndal edhe tek menaxhimi i artistëve.

“Kohën kur ia kam nisur unë nuk ka pasur as menaxherë në lojë, tani kanë filluar lekët, interesi e kështu. Nuk kam mundur të gjejë dikë që më reprezenton mua. Menaxherët në industrinë tonë shpesh e keqkuptojnë rolin e vet bëhen më yje se artistët”, tha reperi.

Më tej, Capital T ka treguar se ai dëshiron që cdo gjë ta marrë vetë përsipër, si për mirë apo edhe për keq. “Me artistët që i kam njohur unë janë 90 për qind më ndryshe sikur i shohin njerëzit apo sikur i portretizojnë, më thjesht më përtokë. Menaxherët tani mendojnë se janë më yje se i kanë të gjitha gjërat në dorë.

Është lodhje, në fund të fundit jam 100 për qind unë. I marr përsipër të mirat dhe të këqijat, çfarëdo që ndodhin. Me njerëzit që nuk kam konfidenca, unë nuk e shfaq tërësisht veten time”, u shpreh Capital T.

You may also like