“Mendoja vetëvrasjen”, Kyrgios flet për depresionin: Ja pse mbuloj njërin krah

by admin
Spread the love

Nick Kyrgios është rikthyer të flasë për problemet me shëndetin mendor në vitin 2019, kohë kur u eliminua nga Wimbledon.

Tenisti 28-vjeçar zbulon se në mendjen e tij kalonte edhe vetëvrasja, ndërsa shtoi se ka abuzuar me alkoolin dhe drogërat.

“Kisha shumë presion, të gjithë sytë ishin tek unë. Nuk munda ta përballoja të gjithë atë pritshmëri, e urreja personin që unë isha në atë kohë. Pija shumë alkool, abuzoja me drogërat, humba lidhjen me familjen dhe largova të gjithë miqtë dhe të dashurit e mi. Isha shumë i lënduar, i gjithë krahu im i mbushur me shenja. Prandaj njërin krahë e mbaj gjithnjë të mbuluar.

Të them të drejtën e mendoja edhe vetëvrasjen. Pas humbjes në Wimbledon, pashë babain tim që qante. Ai ishte momenti kur unë u “zgjova” dhe shkova te një psikolog në Londër për të rikuperuar”, u shpreh Kyrgios që pasi nuk mori pjesë në Australian Open dhe Roland Garros, pritet të rikthehet në Wimbledon aty ku sezonin e shkuar mbërriti deri në finale ku u mposht nga Novak Djokovic.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like