Memelli reziston vetëm 10 javë, Vllaznisë i soset durimi

by admin
Spread the love

Mbyllet aventura e Migen Memellit te Vllaznia, teksa nga momenti në moment pritet edhe zyrtarizimi i klubit shkodran.

Trajneri pogradecar mori drejtimin e kuqebluve në fillim të verës, duke i udhëhequr ata në turin e parë të eliminatoreve të Conference League, si dhe në 10 javë kampionat.

Ndonëse pati mundësinë të ndërtojë vetë skuadrën dhe kohë pafund për të punuar, Memelli nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e tij në Shkodër, duke grumbulluar vetëm 12 pikë në 10 javët e para, shumë pak për një skuadër që synon të jetë në katërshen e parë të renditjes.

Vendimtare për shkarkimin e teknikut ka qenë humbja minimale 1-0 në Kukës, ndaj vendasve që luajtën për më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak. Me largimin e Memellit, Vllaznia bëhet klubi i 7 i Superiores, që ndërron trajnerin brenda 10 javëve të para, një shifër kjo mjaft e lartë, që konfirmon mungesën e projekteve afatgjata dhe serioze.


Top Channel

You may also like