Mehmeti: Trajnerët e huaj vetëm te rroga e bëjnë diferencën me shqiptarët

by admin
Spread the love

Dritan Mehmeti, trajneri i Partizani, pas fitores në derbi kundër Dinamos deklaroi: “Ishin dy momente kyç, pas dy të verdhave të Masangës, ishte një situatë që Skuka duhej ta kishte zgjidhur më mirë dhe unë të rifreskoja skuadrën se kemi edhe ndeshjen me Kukësin.

Masanga është një lojtar shumë i mirë, të marrësh një karton të verdhë në minutën e pestë më vjen keq. Humbëm një lojtar të rëndësishëm. Lojtari nuk mundet të marrë karton të verdhë kur nuk ka bërë faull, se e humbas për ndeshjen tjetër. I falënderoj lojtarët se kanë meritë te suksesi ndaj Dinamos”.

“Junior ka qenë gjithnjë prezent me vrapime, krijon hapësira dhe ndihmon skuadrën. Cara i ka të gjitha mundësitë dhe duhet të kërkojë më shumë nga vetja dhe të luajë në dy fazat e lojës. Nëse luan si sot, atëherë do të bëjë shumë mirë. Duhet të mos ketë oshilacione dhe të jetë njësoj në çdo ndeshje”, tha Mehmeti në “Gol pas Goli”.

“Zërat për Brdaric? Jam gjatë gjithë kohës i përqendruar te puna te skuadra, kam dhënë gjithçka. Është e vërtetë që e mora në një situatë të vështirë dhe nuk mendohej që skuadra do të luftonte për Europën. Jam krenar se kemi rikuperuar goxha, jemi eliminuar në Kupë nga penalltitë.

Nuk kemi mbaruar asgjë se është e vështirë të arrijmë nga aty ku ishim në janar. Nuk i kam problem zërat se respektoj klubin dhe lojtarët, le të bëhet mirë për Partizanin. Por të huajt, diferencën e bëjnë vetëm te rroga. Duhet të kemi më shumë besim te trajnerët shqiptarë, të huajt duhet të bëjnë diferencën kur vijnë”.

“Profesioni i trajnerit mbas pilotit është i dyti me presionin më të lartë, nëse nuk menaxhon presionin lërë këtë punë. Nuk është vetëm Mehmeti këtu, por të gjithë jemi pjesë e kësaj. Do të më vinte mirë të arrija objektivin”.

“Demi ka dhënë gjithçka për këtë klub dhe e rëndësishme është të arrijmë objektivin. Trajneri është me valixhe në duar. I kam thënë Demit se nëse ecën keq, nuk dua të bëhemi armiq për futbollin”, u shpreh Dritan Mehmeti pas ndeshjes me Dinamon. / oversport.tv

You may also like