Mehmeti: Ndeshja do të ketë tension, Partizani ka personalitet dhe di të reagojë

by admin
Spread the love

Në prag të sfidës së kthimit gjysmëfinale kundër Vllaznisë për Kupën e Shqipërisë, trejnari i Partizanit, Dritan Mehmeti dha konferencën për shtyp përpara mediave. Ai komentoi kështu punën e bërë gjatë javës, si dhe tregoi pritshmëritë e ndeshjes.

PARIZANI- “Skuadra është stërvitur me entuziazëm, plus edhe faktori që jemi stërvitur gjatë kësaj kohe në shtëpinë e Partizanit, që i ka munguar prej shumë viteve. Kjo është meritë e presidentit, sepse është një investim privat dhe kolosal që do t’i shërbejë brezave të Pratizanit,. Në këtë situatë ta kuptojnë të gjithë se sa të rëndësishme janë rezultatet pozitive në një moment historik për klubin”.

PUNA ME EKIPIN– “Një nga faktorët kryesor që kjo skuadër tregon personalitet është në situatat që ekipi është në disavantazh ose në situata të vështira di të reagojë. Ky është një faktor që skuadra me stafin ka punuar shumë për të treguar personalitetin e duhur dhe të fokusohemi për t’u përmirësuar dhe ta vlerësojmë klubin ku bëjmë pjesë”.

MUNGESA E FITOREVE NË SHKODËR-  “Duke pasur parasysh të gjitha faktorët, mendoj se një stadium i tillë është një kënaqësi të luash. Mendoj që do të jetë një ndeshje që do të ketë dhe tensionin brenda, për sa i përket mënyrës se si do ta perceptojnë lojtarët. Mendoj se miti jashtë fushës ka rënë edhe mendoj që arena e Shkodrës do të jetë një kënaqësi. Të dyja skuadrat do të nisen të barabarta. Do të fitojë më i miri”.

GOLAT E PËSUAR- “Kemi pësuar me Laçin, sepse ka qenë më shumë një mungesë përqendrimi. Të marrësh një gol që në fillim të pjesës së dytë ishte një përqendrim i skuadrës.

Nga këto gabime që kemi bërë kemi nxjerrë mësime. Te goli me Teutën kemi gabuar te pjesa jonë më e fortë, në vendosje, në momentin final, ku unë nuk e kisha përgatitur ashtu dhe kemi gabuar në goditjet standarde. Jemi përmirësuar sa kemi mundësi sepse dhe lojtarët janë të lodhur në aspektin psiko-fizik”.

E ARDHMJA- “Tani po e marr vesh për drejtorin sportiv. Unë jam pjesë e klubit dhe flasim me të për shumë gjëra. Jemi gjatë gjithë kohën në kontakt për të mirën e skuadrës. Kur unë jam i fiksuar te ndeshja ai më flet për të ardhmen, sepse ka një vizion për ta dërguar skuadrën aty ku e meriton. Trajnerët janë kalimtar dhe klubi do të mbetet gjithmonë”. /oversport.tv

You may also like