Mehmeti: Kemi një bonus emocional, por nuk duhet të jemi euforikë

by admin
Spread the love

Tirana kryesuese do të përballet kundër Partizanit në javën e 24-t të Superiores. Partizani vjen shumë i motivuar në këtë takim pasi ka mposhtur Kukësin me rezultatin e thellë 5-0. Ndërkohë, për të komentuar derbin dhe pritshmëritë e tij, ka dhënë konferencën për shtyp trajneri i “të kuqve” Dritan Mehmeti.

“Normalisht është një ndjesi e veçantë sidomos kur prezanton një skuadër si Partizani dhe një derbi që i dihen vlerat. Kemi shumë elementë që e kanë provuar dhe kanë fituar shpesh një derbi. Më shumë kam folur me elementët që nuk e kanë provuar derbin. Jam munduar që skuadra të jetë në ekuilibër në aspektin dhe ta interpretojmë si duhet.

Megjithatë, derbi është i paparashikueshëm dhe shpresojmë që jo vetëm spektakli, por të na ndihmoj edhe fusha për ritmin e duhur. Do të më pëlqente më shumë të kisha më shumë kohë për të përgatitur derbi pasi dy ditë nuk është kohë e mjaftueshme”.

ENTUZIAZMI- “Lojtarët shpesh herë harrojnë shpejt. Kemi një bonus emocional nga entuziazmi i ndeshjes së fundit, por lojtarët duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë pasi derbi është një ndeshje tjetër. Duhet të jemi në ekuilibër dhe nuk duhet të menaxhohemi nga euforia, por nga logjika dhe mënyra si duhet ta interpretojmë lojën”.

KOHA E PËRGATITJES- “Ne vemi si të barabartë sepse edhe skuadra tjetër aq kohë ka pasur për t’u përgatitur. Në aspektin fizik jemi përpjekur të rikuperojmë bashkë me stafin mjekësor. Normalisht këtu është një pjesë që do ta kemi pak të vështirë te ritmi, jo vetëm ne, por edhe kundërshtari”.

KALENDARI I NGJESHUR- “Dihet që të kesh kaq shumë ndeshje të ngjeshura, pasi kemi pasur gjatë gjithë këtij muaji, çdo 4-5 ditë ndeshje, mendoj se rritmi do të çedojë. Pjesa e Covidit na ka dhënë mundësinë të kemi pesë ndërrime, aty kemi disi mundësi që të ndikojmë në pjesën e rifreskimit në aspektin fizik”.

FITORJA ME KUKËSIN- “ Fitorja me Kukësin është një bonus emocional. Pastaj bëhet fjalë për pjesën e personalitetit dhe formimin sportiv që ka çdo lojtar. Jam përpjekur t’i mbaj në ekuilibër dhe ta harrojmë shumë shpejtë ndeshjen me Kukësin. Lojtarët e mi duhet të mendojnë për derbin. Jemi në të tashmen dhe duhet të mendojmë për derbin. Do të bëjmë gabim po menduam për fitoren me Kukësin”. /oversport.tv

You may also like