Mehmeti: Humbja e penalltisë na dekurajoi, te goli kishte faull

by admin
Spread the love

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti është ndalur përpara mikrofonave të Super Sport për të komentuar disfatën kundër Kastriotit. Ai u shpreh se e priste që të ishte një ndeshje e vështirë, por edhe penalltia e Kallakut peshoi shumë.

“Ne ishim përgatitur që do ta kishim të vështirë. Megjithatë duhet ta kërkojmë te vetja. Humbja e penalltisë na dekurajoi. Në të tilla fusha nuk ke mundësi të tjera për të mbyllur ndeshjen.

Në futboll duhet dhe pak fat, por fatin duhet ta dish si ta kërkosh. Gjithsesi të vjen keq të humbasësh këto ndeshje, sepse në shumë raste kontrastet kalojnë limitet e “fair-play”.

GOLI- Për golin ishte një kundërsulm që duhet ta menaxhonim më mirë, por jam i bindur që ishte faull në fillim të aksionit. Nuk e kuptoj pse VAR-i nuk ndërhyn. Këto nuk janë justifikime, por e kemi parë në ndeshjet e kaluara, Partizani ka marrë dy kartonë të kuq.

PENALLTITË- “Jo vetëm tek penalltia, por të shikosh mënyrën si i humbasin rastet, është aspekti psikologjik i lojtarëve. Lojtari duhet të jetë më i ftohtë. Kam provuar shumë herë dhe më i sakti ka qenë Kallaku”.

ÇFARË NUK SHKON- “Është futboll. Kam dy muaj e gjysmë dhe kemi pësuar pesë gola. Njerëz janë dhe ata dhe mund të rreshtohen gabim. Megjithatë unë nuk kam çfarë nxjerr nga kundërshtari dhe duhet ta mbyllnim ndeshjen vetë”. /oversport.tv

You may also like