Mehmeti: Erzeni duhet respektuar – Gazeta Sportal

by admin
Spread the love

Dinamo City do të përballet me ekipin e Erzenit në kuadër të javës së 13-të të “Abissnet Superiore”. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” duke nisur nga ora 17:00.

Në prag të kësaj ndeshje, në konferencë për shtyp ka folur trajneri i dinamovitëve, Dritan Mehmeti.

“Koha më e gjatë për këtë ndeshje na ka ndihmuar për të përmirësuar gjërat në anën fizike dhe taktike. Gjendja është e mirë dhe na jep shpresë për të bërë një ndeshje të mirë.

Qëllimi është që të marrim pikët maksimale, duke ditur pozicionin ku ndodhemi, por edhe të përmirësohemi në lojë. Sepse po rritëm cilësinë e lojës, do të kemi edhe rezultate.

Erzeni duhet respektuar, pasi është një ekip i fortë, por Dinamo City luan vetëm për fitore”, është shprehut trajneri i Dinamos.

You may also like