Mehmedoviq: E përgatisim sistemin shëndetësor për paraqitje eventuale të lijës së majmunëve në vend

by admin
Spread the love

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zllate Mehmetoviq, ka folur sot për sëmundjen ngjitëse, siç quhet  Lija e Majmunave, që sipas Mehmetoviq edhe pse ka filluar të përhapet nëpër botë,  nuk ka nevojë për panik dhe se Komisoni për Sëmundje Ngjitëse po e ndjek situatën me shumë kujdes.

Në Maqedoninë e Veriut ende nuk ka asnjë rastë poziziv me virusin në fjalë, por edhe nësë ndodhë ndonjë ndryshim eventual , siç tha Mehmetoviq do të reagojnë në kohë.

ZLLATE MEHMETOVIQ-KRYETAR I KOMISIONIT PËR SËMUNDJE NGJITËSE

“E gjitha e Komisonit për Sëmundje Ngjitës është që të  pregaditim sistemin, sa më mirë që është e mundur, që të përgjigjemi epidemisë  nëse eventualisht vjenë edhe në vendin tonë, prandaj sot në Komosionin për Sëmundje Ngjitëse diskutuam për gjendjen nëpër klinika, për njdekjen, skriningun, diagnostifikimin dhe tretamanin e pacientëve të cilët eventualisht mundë të prekën nga Lija e Majmunave”.

Sipas të parit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, kjo epidemi  e cila është përhapur në të gjithë botën, nuk është proporcionale dhe identike sikurse virusi Kovid 19, por megjithatë ata sqarojnë se do ti marrin të gjitha masat e nevojshme.

Zllate Mehmetoviq më tej informon, se në Web-faqen e Institutit të Shëndetit Publik, nga sot qytetarët mund të infromohen më hollësisht, në lidhje me simptomat që mbartë ky virus, kush rrezikohet të prekët me këtë sëmundje dhe më gjerë.

You may also like