Meditime (12) – Me qetësi dhe injorim!

by admin
Spread the love



✅ I urti mori një tullumbace dhe, pasi e fryu mirë e mirë, me një prekje të lehtë e shpoi duke shkaktuar një zhurmë, që disave u prishi qetësinë.

Ai buzëqeshi dhe tha: Nuk mërzitem për këtë tullumbace, që u shpua! Sepse i dhashë frymë më shumë sesa përmasat e saj!

Kështu ndodh edhe me shumë njerëz, veprimet e të cilëve shkaktojnë zhurmë shurdhuese, që prishin qetësinë!

Mos u trazoni, fajin e ka kushdo që i ka dhënë përtej përmasave të tyre reale!

Prandaj, mos u trazoni por, vetëm me qetësi dhe injorim! Me qetësi dhe injorim!

Qofshi mirë e paçi bekime!

🖋 Imam Muhamed Bardhyl Sytari







Lexo lajme interesante

You may also like