MEDIA – Gjykata e BE-së mbështet ndalimin e transmetimit të RT France

by admin
Spread the love

LUKSEMBURG, 27 korrik /ATSH-DPA/- Gjykata e dytë më e lartë e Bashkimit Evropian la në fuqi vendimin per te ndaluar transmetimet e televizionit shtetëror rus RT France.

“Vendimi i Gjykatës së Përgjithshme të BE-së rrezon kërkesën e RT France për anulimin e sanksioneve”, sipas një deklarate të gjykates me qendër në Luksemburg.

BE-ja miratoi sanksione ndaj mediave të kontrolluara nga shteti rus në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, si pjesë e një sërë masash ndëshkuese të gjera.

Sanksionet e BE-së ndaluan transmetimet e medias të kontrolluar nga shteti si RT, e njohur më parë si Rusia Sot, për përhapjen e propagandës në mbështetje të pushtimit rus.

“Sulmi kundër lirisë së fjalës, lirisë së mediave masive në shtetet evropiane, përfshirë Francën, është një proces që shkakton shqetësim dhe keqardhjen tonë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

RT France tha se ndalimi i transmetimit cenonte lirinë e shprehjes, diskriminonte në bazë të kombësisë dhe vinte në pikëpyetje kriterin bazë të BE-së për të vendosur sanksione.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like