Me temperatura shumë të larta, mësoni parashikimin e motit për sot

by admin
Spread the love

Vijon Shqipëria të mbizotërohet nga kthjellimet në orët e para të ditës në ultësirën perëndimore.

Sipas MeteoAlb në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Por pritet që orët e mesditës dhe në vijim të ketë shfaqje të vranësirave në të gjithë vendin tonë, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë në det mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Pjesa e parë e ditës do të sjelli në Kosovë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash në zonat veriperëndimore. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të behën më të dukshme, KU gjatë pasdites do të pësojnë zhvillime të përkohëshme në zona të izlouara duke gjeneruar reshje të pakta.

The post Me temperatura shumë të larta, mësoni parashikimin e motit për sot appeared first on Lajme.al.

You may also like