“Më sulmuan, nuk e njihja historinë”, Balina tregon si u prit në publik deklarata që bëri për Semin dhe Donaldin

by admin
Spread the love

Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku janë opinionistët e këtij edicioni në “Big Brother Vip”.

Së fundmi, Bodinaku ka qenë e ftuar në “Abc e Pasdites” ku dhe ka treguar se si po ndihet me këtë rol që i është dhënë.

Për të, kjo është një eksperiencë krejtësisht e re dhe thekson se këtë format ajo nuk e ka ndjekur shumë më përpara.

“Unë nuk kam asnjë referencë. Mua ta kem parë aq pak sa mbaj mend turbullt në Londër kur jetoja atje”, tha ajo.

Po ashtu, opinionistja ka treguar dhe momentin kur është sulmuar shumë në rrjetet sociale, pas një deklarate të dhënë për Semin e Donaldin.

“Një nga gjërat që jam sulmuar më shumë, jo kritikuar por sulmuar, është për faktin se është menduar se unë mbështes Semin. Gjatë gjithë kohës kam qenë duke thënë se nuk besoj se Semi me Donaldin kanë një marrëdhënie ose kanë për të nisur një marrëdhënie. Duke mos njohur Donaldin, Semin, Borën dhe as historinë e tyre, mendoja se kishte diçka që fliste më shumë mbi një dashuri jashtë shtëpisë sesa brenda” , u shpreh Balina.

Ndërkohë, e pyetur nëse do të donte që të bëhej pjesë e “Big Brother Vip”, ajo ka thënë se “jo” duke treguar dhe arsyet.

Ndërkohë, e pyetur nëse do të donte që të bëhej pjesë e “Big Brother Vip”, ajo ka thënë se “jo” duke treguar dhe arsyet.


You may also like