“Me pensionet tona mbijeton, nuk jeton”, pensionistët ankohen për të ardhurat e ulëta

by admin
Spread the love

Me pensionet që i kemi nuk mund të mbijetojmë, e jo m; të jetojmë” shprehen pensionistët, të cilët kërkojnë rritje të pensioneve .

-Rritje duhet të ketë, 14 mijë denarë pension marr.

-A e keni të vështirë të mbijetoni me këto të ardhura?

-Si nuk e kemi të vështirë. Më së paku duhen 30 mijë denarë për mbijetesë, jo për të jetuar.

Ky qytetar, që pension merr nga Franca, bën krahasimin e Francës dhe Maqedonisë, duke thënë se këtu çmimet e ushqimeve janë më larta, ndërsa të ardhurat mujore të ulëta.

Duhet pensionistëve t’ua rrisin minimum 30 mijë denarë pensionin ta kenë, që të munden të mbijetojnë, përndryshe shumë është më shtrenjtë këtu, po flas për këtu edhe për Francën, se në Francë ushqimi. Kohës së fundit kam qenë në Francë dhe i kam shikuar çmimet, shumë është më shtrenjtë këtu se atje. Pensionet atje të mira janë”, tha një pensionist i Francës.

Përderisa pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve, disa qytetarë nuk marrin pensione, edhe pse thonë që kanë punuar këtu.

-I kam bërë 79 vjet dhe nuk më japin pension.

-Nuk merr aspak?

-Jo nuk marr hiç, se nuk më japin. Kam shkuar të kërkoj më kanë thënë nuk të takon pensioni.

-Si mbijeton?

-Kemi familje jashtë shtetit, na ndihmojnë.

-Kam punuar një vit e gjysmë dhe pastaj e lash. Pension të bujqësisë mund të marr por më thonë se nuk më takon.

-Pse?

-Sepse gruaja ime merr ndihmë sociale dhe më thonë se nuk më takon.

Ministrja e punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, thotë se janë të fokusuar në numër të madh masash të fushave të ndryshme me qëllimin e rritjes së standardit të jetesës së pensionistëve.

Jemi të fokusuar në numër të madh masash të fushave të ndryshme me qëllimin e rritjes së standardit të jetesës së pensionistë. Nga pensionet t’iu mbeten më shumë të holla nga buxheti i tyre, të mund të marrin një numër të madh të ilaçeve falas, kur të trajtohen të marrin trajtim falas. Të kemi ndonjë masë sociale edhe për ato pension më të ulët, megjithatë edhe ato me pension të ulët por që nuk janë në kategorinë e pensioneve më të ulëta”, pohoi Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Përndryshe para dy ditëve pensionistët protestuan para Qeverisë për rritje lineare të pensioneve për 3500 denarë, dhe jo rritje me përqindje. Kërkojnë të ndryshohet edhe metodologjia.

You may also like