“Më mori shume malli kur dole ti te skena mam”, Arbana zbulon bisedën me Jonin

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e së enjtes u mbajt nata e katërt e Festivalit të Këngës, që përkoi edhe me finalen e edicionit të 61-të të këtij eventi muzikor. Këtë vit ky festival erdhi nën drejtimin e moderatores së njohur, Arbana Osmani si dhe grupit të saj të ngushtë.

E në këtë natë kaq speciale, prezantuesja shqiptare pati të ftuar në radhët e publikut një njeri shumë të veçantë për të, djalin e saj të madh Jonin, të cilin e përshëndeti edhe live nga skena.

Me të mbaruar festivali, vogêlushi i është drejtuar prapaskenës për të përqafuar të ëmën, një moment që prezantuesja shqiptare e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke i dedikuar edhe disa fjalë shumë të  ëmbla.

“Më mori shume malli kur dole ti te skena mam” ishin fjalët më të bukura mes plot vlerësimesh që kam marre pas këtij Festivali nga Joni im që ndenji deri në fund në sallë për të më dhuruar përqafimin më të ngrohtë ndonjëherë”, shkruan moderatorja në Instagram-in e saj.

You may also like