Me kravatë të zezë nëpër arat e Osmanit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Thuajse ka shkuar për ta ‘përcjellur grurin për në banesën e
fundit’  e jo për ta mbjellur.

Nejse, të mjellësh është si të varrosësh, prandaj ekziston
rreziku real që të ringjallemi një ditë.

Kryeministri me shpicerka nëpër lloç dukej sikur urgjentisht
kishte shkuar për t’i pajtuar ‘lopët’ mes vete…

I lëmuar e i pispillosur dukej i qetë dhe ndjehej mahnitës
para bujkut i cili si në komunizëm lavdërohej që e mbjell arën e tij.

Thuajse u dasht dikush tjetër me shku me ja mbjell arën
atij.

Një gazetare po e ndqite kryeministrin  nëpër ara.

Kryeministri i përndjekur vrapoi me shpejtësi drejt
traktorit ngjyrë blu, por gazetarja e shkathët – e zuri kryeministrin dhe e
‘sulmoi’

me pyetje për Lajçakun.

Pyetja ishte pa takt?

Ëhë.

Gjithçka aty ishte pa takt.

Kryetari i Gjilanit kishte veshur setër marinari, se për çdo
rast – deti afër, kurse Peci i shoqëronte me buzëqeshje dhe shërbente si
fotograf i kryeministrit.

Në foto nuk kishte vend për grurë.

Kryeministri e përqeshi gazetaren që tha se po e ndiqte
këmba-këmbës nëpër ara, sepse shqiptarët i kanë mërzi dhe nuk i respektojnë
gratë që i ndjekin ata. 

Iki – të ndjek.

Ndjeke – të ikë (idioma shqiptare)

Grrithe – të lëmon; lëmoje – të grrith.

Pra, vetvetiu, shqiptari e ka në gjene, nëse e ndjek, e
respekton, i shkon pas dhe je i sjellshëm – 
i dukesh askushi.

Veç në filmat e Kusturicës gjen fotografi  më qesharake dhe më primitive se kjo e
kryeministrit nëpër arat e Osman Osmanit, pranë traktorit blu, i përndjekur nga
një gazetare.

P.S. Adrien, mos u zemëro!

Kthehu!

Nga maja e kullës Shën-Zhaak

Jam hedhur

pardje

Për Ty e kam vrarë veten

Dje më kanë varrosur

Në një varr të mrekullueshëm

dhe kam menduar për Ty

dhe sonte jam kthyer

në dhomë

nëpër të cilën shëtisje i zhveshur

në kohën kur unë isha e gjallë

dhe të prisja Ty

Kam gabuar, e pranoj

shpesh e kam rrahur qenin

por të kam dashuruar Ty

Adrien, mos u zemëro!

Kthehu!

~~Jacques Prévert – ‘Adrien’

(përktheu dhe shkretoi nga kroatishtja KB)

You may also like