“Më kanë kërc*nuar njerëzit e Luizit”, intervista e fundit e Bledi Manes

by admin
Spread the love

Bledi Mane u largua me vullnetin e tij nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Gjatë një interviste, Bledi rrëfeu se si ka ndryshuar reagimi i publikut ndaj tij, para dhe pas hyrjes në “Big Brother”.

Duke iu referuar deklaratave të tij se “Luizi është i varur nga bixhozi”, gazetari tha se ka marrë një ‘lumë’ reagimesh nga fansat e këngëtarit, deri edhe në kërcënime me jetë.

Por, sipas tij, gjithçka ndryshoi pasi ai la shtëpinë, ku të njëjtët persona, tani i dërgojnë zemra, pasi panë lojën e tij në “BBV”.

“Gjatë rrugës kur shkoja për t’u futur, mesazhet ishin pafund. Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk marr, shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi.

Të luash bixhoz nuk është turp, sepse është diçka e ligjshme. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulmin frontal.

Përpara se të hyja në BB VIP më kanë kërcënuar, më kanë kërcënuar me jetë. E nisa pak i trembur lojën, por ku kam dalë jashtë, pashë që këta njerëz që do më vrisnin më dërgonin zemra”, u shpreh Bledi Mane.

You may also like