Më ka bekuar zoti me të. Rrogën e parë që mori ma dhuroi mua dhe më tha…

by admin
Spread the love

Ajo është një valltare shumë e njohur në Shqipëri, por vitet e fundit emri i saj është atashuar shumë me emrin e së bijës. Bëhet fjalë për Moza Mevlanin, mamanë e Armina Mevlanit. Moza ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Shije Shtëpie’, ku ka folur për mëmësinë dhe vajzën e saj, Arminën. Ajo thotë se është e bekuar që ka një vajzë të tillë, ndërsa tregon se kur Armina mori rrogën e parë, ia dha të ëmës.

“Vajza ime, unë nja vajzë kam, një dritë syri dhe e kam pasur dritën e syve të mi por e kam pasur edhe engjëllin tim sepse ajo ka qenë shumë pozitive dhe është pozitive dhe është fëmijë që mua më  ka lehtësuar dhe më ka dhënë forcë në çdo moment.

Jam bërë nënë kur isha 29 vjeçe. Dhe jam ndierë shumë me fat sepse kisha bërë një karrierë të mirë, isha forcuar nga vetja ime, isha e sigurtë për gjërat që duhet të bëja dhe pastaj vajza kur më erdhi në jetë, ishte si të them një fat për mua dhe më bekoi Zoti, edhe tani ajo është kaq e mbarë, kaq e mirë dhe nuk harroj një moment që nuk më hiqet nga mendja.

Rrogën e parë që e ka marrë te revista “Harmoni”, Armina që e futa, ishte shumë e vogël, ishte 18 vjeç, e kam futur shumë shpejt në këtë rrugë pune. Më ka thënë që “mami dua të të bëj një dhuratë”, ishte rroga e parë që merrte, sinqerisht domethënë është gjesti, ajo më preku, më bëri krenare, më bëri të ndjehem një nënë me fat që ajo mendoi në atë çast për mua dhe jo për veten”- tha Moza Mevlani në emisionin ‘Shije Shtëpie’ në Tv Klan.

You may also like