Më hodhe poshtë gjithë investimin, je bërë me Luizin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duket se marrëdhënia mes Olta Gixharit dhe Armaldo Kllogjerit nuk është aq e mirë sa më parë. Gjatë ditës së sotme, dy miqtë kanë debatuar me njëri-tjetrin për mënyrën e qëndrimit ndaj banorëve të “Big Brother VIP”.

Olta i tha Maestros se ai është një njeri i lëkundur dhe nuk mban një qëndrim, ndërsa i tha se herë është me Luizin dhe herë është me të. Ndërkaq, Maestro i tha se perceptimi i saj është i gabuar dhe se nuk ka rëndësi se me kë shoqërohet ai, pasi është loja e tij.

Pjesë nga biseda:

Armaldo: Më thuaj një fakt që tregon se jam i lëkundur me ty.

Olta : Dje ishe me mua, sot je me Luizin. Mua njerëz të tillë nuk më duhen afër.

Armaldo: Perceptimi jot është i gabuar. Mjafton që unë mos të bëj dëm ty. Se me kë rri unë, se ku shkoj unë…është loja ime.

Olta: Më hodhe poshtë gjithë investimin dhe gjithë energjinë që kam shpenzuar me ty. Je mosmirënjohës. Kalove nominimin, të nesërmen në mëngjes more Kiarën për dore dhe tentuat të më vinit në lojë.

Armaldo: Jo, e ke shumë gabim, do t’a sjellësh vetë situatën këtu.

You may also like