“Me gjykimin e kanë bërë baltë”, Lotito: Dua drejtësi, të riluhet Lacio-Milan

by admin
Spread the love

Nuk pllakoset lehtë zemërimi i presidentit të Lacios, Klaudio Lotito, i cili pas deklaratave pas ndeshjes Lacio-Milan, do të kishte planifikuar edhe kërkesën për përsëritjen e ndeshjes.

Sipas asaj që shkruan “Il Corriere dello Sport”, gjatë fundjavës pronari bardhekaltër do të ishte takuar avokatin për të kuptuar nëse ekzistojnë kushtet për të kërkuar përsëritjen e ndeshjes për shkak të një ‘gabimi teknik’ veçanërisht për mosdhënien e penalltisë për kontaktin mes Menjasë dhe Kasetazhanosit.

Në fakt rasti në fjalë nuk ishte për 11-metërsh pasi portieri kuqezi prek i pari topin dhe nuk mund të tretet në ajër për të shmangur kontaktin me sulmuesin rival. Thënë kjo, Lotito nuk pranon të heqë dorë nga nisma e tij dhe po studion tani padinë kundër personave të panjohur. Sipas eskpertëve, ky është një lloj marifeti për të anashkaluar klauzolën e arbitrazhit (që i imponon klubeve t’i drejtohen drejtësisë sportive dhe jo gjyqësorit civil). Sidoqoftë, Lacio-Milan nuk ka përfunduar ende dhe nga fushë do të transferohet në Gjykatë.

SYNIMET E LOTITOS – Pas ndeshjes ndaj kuqezinjve, Klaudio Lotiti shpërtheu në drejtim të Di Belos me akuza të forta.

“Duhet fituar me meritë, ka një kufi përtej të cilit nuk duhet shkuar dhe në Lacio-Milan janë tejkaluar të gjithë. Kjo ishte një humbje e detyruar, ata që e panë ndeshjen e kuptuan se si shkuan gjërat. Vërtetë Lacio humbi, por ishte një vdekje e parashikuar. Besueshmëria e sistemit mungon dhe kur kjo ndodh, ne duhet t’u drejtohemi institucioneve të palëve të treta për t’i dhënë fund situatave fatkeqe si kjo”, ka deklaruar kreu lacial. Shpërthimi i tij u vlerësua edhe nga Prokuroria Federale, e cila megjithatë nuk ka hapur asnjë hetim për momentin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like