Me Gjokoviqin ishte një moment rastësor, Rita gjatë gjithë kohës e ndoqi ndeshjen me burrin e saj

by admin
Spread the love

 

 

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi, ishin pranë njëri-tjetrit teksa shikonin finalen e Kampionatin Botëror të ragbit në Paris të shtunën mbrëma.

Ylli i muzikës pop, 32 vjeçe, dhe regjisori i filmave, 48 vjeç, dukeshin shumë të lumtur teksa brohoritnin nga tribuna, shkruan DailyMail.

Rita tregoi me gisht teksa shikonin Afrikën e Jugut të fitonte 12-11 ndaj Zelandës së Re në “Stade de France”.

Regjisori i Zelandës së Re Taika është i lidhur me ekipin e ri të All Blacks NZR+.Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” kishte veshur një pallto të zezë dhe xhinse elegante për t’u ngrohur.

Më vonë ajo zbërtheu pallton për të zbuluar se kishte veshur një fanellë ragbi të ekipit All Blacks, duke u futur në atmosferën e ngjarjes së madhe.

Ajo i mbajti flokët e saj në valë të lirshme, por elegante, duke i lidhur në një topuz të çrregullt me fije që i kornizonin fytyrën e saj përpara.

Rita u pa gjithashtu duke qeshur me tenistin serb Novak Djokovic, ndërsa turma ishte e mbushur me figura të tjera publike, përfshirë Jason Mamoa.

Këngëtarja Mika ishte ajo e cila argëtoi publikun me një sërë këngësh para ndeshjes në finalen e Kupës së Botës në Rugby të zhvilluar në “Stade de France” në Paris.

You may also like