Me fitoren ndaj Milanit, Liverpool vendos rekord historik në Ligën e Kampionëve

by admin
Spread the love

Liverpool arriti fitore të rëndësishme në udhëtim te AC Milan, në kuadër të xhiros së gjashtë për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

‘Reds’ arritën të fitojnë me përmbysje në rezultat nga 1 – 0 në 1 – 2.

Pas kësaj fitore, Liverpool ka vendosur rekord historik duke u bërë skuadra e parë angleze që fiton të gjitha ndeshjet në fazën grupore.

Liverpool ishin në grupin e ‘vdekjes’ me Atleticon, Milanin dhe Porton, por arritën gjashtë fitore duke u kualifikuar me 18 pikë të mbledhura.

Ndërkohë, AC Milan mbeti jashtë garave evropiane, derisa Atletico Madrid u kualifikua si pozitë e dytë

You may also like