» “Me familjen time të ‘Porsche”/ Dua Lipa reklamë kompanisë së makinave luksoze në Singapor / Fotot

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa kishte zhvilloi një vizitë 24 orëshe në Singapor për një ngjarje që bënte pjesë në një konferencë globale të shitësve të markës “Porsche”. Dua ndau me ndjekësit fotografitë e vizitës në llogaritë e saj në rrjetet sociale me mbishkrimin:

“Shumë argëtuese që kam qenë përsëri me familjen time të ‘Porsche’ për 24 orë në Singapor”.

Këngëtarja publikoi disa fotografi në The Ritz-Carlton, Millenia Singapor, me Marina Bay Sands në sfond. Fotografitë e tjera përfshinin një ftesë për ngjarjen e Porsche që u mbajt në ‘Event Plaza’ të Marina Bay Sands, dhe një foto grupi me disa performues.

E apasionuar pas makinave sportive, këngëtarja u bë ambasadorja globale e këtij prodhuesi të famshëm të automjeteve në nëntor 2023. Para “Porsche”, ajo ishte fytyra promovuese e “Jaguar” që nga viti 2018.

 

 

 

360grade.al

You may also like